Ballina Rajoni Horror në vendin fqinj/ Babai pë*dhunoi për 5 vite rresht vajzën e...

Horror në vendin fqinj/ Babai pë*dhunoi për 5 vite rresht vajzën e mitur, ja si u zbulua ngjarja e rëndë

20
0

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Spartë të Greqisë, ku një baba i dy fëmijëve abuzonte seksualisht prej pesë vitesh me vajzën e tij të mitur. Horrori për vajzën kishte nisur qëkur ajo ishte 4 vjeç, ndërsa ngjarja u zbulua kur vëllai i vogël gjeti një prezervativ në shtëpinë e të atit dhe e pyeti se çfarë ishte.

Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij. Por duke u kthyer në shtëpi, djali i vogël ka rrëfyer atë që i ka ndodhur nënës së tij para motrës që ndodhej në të njëjtën dhomë. Kur vajza ka dëgjuar historinë ka shpërthyer në lot dhe ka filluar ti tregojë nënës për tmerrin që po përjetonte nga babai i saj. Pas kësaj e ëma e vajzës ka denoncuar në polici ish-bashkëshortin për abuzim seksual me vajzën, shkruajnë mediat greke.

Organet e Rendit Policia janë vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe në një aksion policor sot në mëngjes kanë arritur të arrestojnë 40-vjeçarin jashtë qytetit. Pasi kanë kontrolluar celularin e tij, ata të shokuar kanë gjetur një sërë fotosh dhe video me material pornografik me vetë fëmijën e tij. Kundër tij është ngritur një dosje për përdhunim, abuzim me të mitur, marrëdhënie seksuale mes të afërmve dhe pornografi të të miturve.