Ballina Bota Japoni, për herë të parë ekspertët paralajmërojnë një ‘megatërmet’

Japoni, për herë të parë ekspertët paralajmërojnë një ‘megatërmet’

17
0

Japonia duhet të përgatitet për mundësinë e një “megatermeti”. Këtë e kanë njoftuar ekspertët pas tërmeteve me magnitudë 6.9 dhe 7.1, të cilat detyruan kryeministrin Fumio Kishida të anulojë një udhëtim në Azinë Qendrore.

Kryeministri Kishida anuloi udhëtimin në Kazakistan, Uzbekistan dhe Mongoli dhe kishte planifikuar të merrte pjesë në një samit rajonal. “Si kryeministër,” u tha ai gazetarëve, “kam përgjegjësinë maksimale për menaxhimin e krizave, prandaj kam vendosur të qëndroj në Japoni për të paktën një javë.” Kryeministri gjithashtu nënvizoi se popullsia është shumë e shqetësuar pas paralajmërimit të lëshuar nga Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA).

“Probabiliteti për një tërmet shumë të fuqishëm është më i lartë se zakonisht,” paralajmëroi JMA, “por kjo nuk do të thotë se ai do të ndodhë.”