Ballina Bota Një avion me 62 udhëtarë rrëzohet në Brazil, sipas mediave lokale

Një avion me 62 udhëtarë rrëzohet në Brazil, sipas mediave lokale

21
0

Një avion me 62 udhëtarë në bord është rrëzuar të premten në Vinhedo, Brazil, raportoi televizioni lokal GloboNews.

Kompania ajrore braziliane, VoePass, tha se 62 njerëz ishin në bordin e avionit që u rrëzua në Sao Paulo.

Avioni i fluturimit ATR-72, i kompanisë ajrore Voepass Linhas Areas, ishte duke flutuar nga Cascavel, në shtetin e Paranas, për në Sao Paulo, kur u rrëzua, sipas uebsajtit G1.

Brigada e zjarrfikësve në Sao Paulo konfirmoi në rrjetet sociale se një avion është rrëzuar në Vinhedo, dhe se ajo i ka dërguar katër ekipe zjarrfikësish në vendin e ngjarjes.

Video të publikuara në rrjetet sociale shfaqën një avion duke rënë në një grumbull pemësh..REL