Ballina Aktualitet Sezoni turistik, vendosen stenda me teknologji moderne pranë plazheve, Rama: Siguria e...

Sezoni turistik, vendosen stenda me teknologji moderne pranë plazheve, Rama: Siguria e qytetarëve dhe turistëve, prioriteti ynë

42
0

Përgjatë sezonit turistik siguria e qytetarëve dhe e turistëve është prioriteti i qeverisë.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ku ndau momente nga inspektimi i vijës bregdetare në Golem nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Kociu, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Koçiu dhe Hoxha panë nga afër masat e marra për rritjen e sigurisë së pushuesve në plazhe.

“Në një vijë prej 5 km, janë vendosur stenda të pajisura me teknologji moderne, të cilat garantojnë ndërhyrje të shpejtë dhe efektive në rast rreziku në det”, tha Rama.

Rojat bregdetare, stafi shëndetësor në Qendrat Shëndetësore verore, të cilat janë pranë plazheve, por edhe punonjësit e policisë në çdo moment që do të ketë nevojë për një ndërhyrje të shpejtë, sigurojnë që i gjithë zinxhiri dhe gjitha hallkat institucionale të funksionojë në mënyrë të plotë.

Përgjatë vijës bregdetare në Durrës janë vendosur 5 stenda me pajisje shpëtimi pranë plazheve, ku dhe fluksi i pushuesve është më i lartë, të cilat mund të përdoren nga kushdo në rast nevoje. Pajisja përfshin komerdare shpëtimi, një sistem elektronik kontrolli dhe sinjalizim zanor që njofton shërbimet e urgjencës apo edhe pushuesit duke tërhequr vëmendjen në rast rreziku për jetën e një personi në det.