Ballina Kosovë Sherr mes dy familjeve në Malishevë/ Arrestohen 11 prej tyre, 7 përfundojnë...

Sherr mes dy familjeve në Malishevë/ Arrestohen 11 prej tyre, 7 përfundojnë në burg

13
0

Dy familje në Malishevë janë rrahur me njëra-tjetrën, pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur.

Sipas asaj që raporton Policia e Kosovës, mësohet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00.

Në njoftim thuhet se janë arrestuar 11 persona, ndër ta një grua.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vetes dy familje. Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë (10) meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Sar me 14 fishekë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të rastit, shtatë prej personave të përfshirë në sherr janë dërguar në paraburgim.