Ballina Kulturë Ura e “xhehnemit” (ferrit)

Ura e “xhehnemit” (ferrit)

28
0

Nga Kalosh Çeliku 

Besimtarët muslimanë, e dinë se kush është Ura e “Xhehnemit” (Ferrit). E gjërë, sa një fije floku. Pak veta e kalojnë atë Urë për në “Xhehnet” (Parajsë). Ngase, ajo Urë, gjatë kalimit të besimtarëve për në “Xhehnet” (Parajsë), njerëzit e ngarkuar me mëkate i lëshonë në Zjarrin e “Xhehnemit” (Ferrit). Por, nuk e dinë besimtarët e feve tjera, që jetojnë në këtë botë plotë mëkate. Sidomos, banorët e Mitrovicës të Kosovës.

Hë për hë, ajo Urë pas Lufte (1998 – 1999), ende e mbyllyr mbi Ibër, i ka ndarë shqiptarët dhe serbët në një qytet ish jugosllav. Edhe, pse: dikur në sistemin komunist jetonin si “vëllezër”. E sot, jetojnë të ndarë si armiqë historik, në Mitrovicën e Jugut. dhe Mitrovicën e Veriut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta hapë atë Urë me forcë politike paqe pa dialog, t’i bashkojë shqiptarët dhe serbët në një qytet, por nuk do kryeministri i Serbisë Vuçiçi. Nuk duan, as vetë serbët të jenë “vëllezër” me shqiptarët. Urën e “Xhehnemit” (Ferrit) pas Lufte (1998 – 1999) e kanë shpallur kufi politik mes shqiptarëve dhe serbëve në një qytet të Kosovës. Edhe pse, gjatë sistemit komunist jugosllav, ajo Urë mbi Ibër ka qenë Urë bashkimi, kanë marrë dhe kanë dhënë mes vete edhe gra. Me vite kanë lindë edhe femijë kopila.

Sot, pak veta atë Urë mbi Ibër mund ta kalojnë për në “Xhehnet” (Parajsë). Nesër, nuk i dihet përfundimi. Shkaku, se: ajo Urë mbi Ibër gjatë kalimit për në “Xhehnet” (Parajsë), mund t’i lëshojë shqiptarët, edhe serbët me mëkate në Zjarrin e “Xhehnemit” (Ferrit)…