Ballina Europë Vrasja e Dritan Idrizit në Itali/ Zbulohen emrat e 3 të arrestuarve...

Vrasja e Dritan Idrizit në Itali/ Zbulohen emrat e 3 të arrestuarve dhe foto e autorit, detaje nga krimi

0
29

Policia dhe Prokuroria Italiane në Pesaro po vijojnë hetimet intensive në lidhje me dinamikën dhe motivet e krimit të përgjakshëm me pasojë 1 të vrarë dhe 4 të plagosur, që ndodhi në Talluvia, mbrëmjen e 7 Gushtit. Viktimë mbeti shqiptari Dritan Idrizi (Xhepexhiu), i cili shoqërohej nga dy të afërm të tij, i pajisur me shkopinj dhe hekura, teksa shkak i konflikteve dyshohet se ishte një borxh prej 5 mijë eurosh për punët në ndërtim. Policia arrestoi si autor të dyshuar shqiptarin tjetër Artur Cerria, si dhe dy familjarë të tij, që pretenduan vetëmbrojtjen, pasi edhe gruaja e të dyshuarit mbeti e plagosur.

Autoritete sqaruan se në burg në Pesaro, në pritje të seancës së vlefshmërisë, janë 37-vjeçari Artur Cerria, murator, Gili Quedari, 28 vjeç, dhe daja i tij, Admir Shoshari, 54 vjeç, banues në San Giovanni në Marignano dhe mekanik në Cattabrighe. Tashmë është publikuar edhe një foto e Cerrisë, i cili punonte si murator-marangoz dhe njëkohësisht si shitës me pakicë. Nga ana tjetër ekspertët dhe hetuesit kanë zbardhur detaje të reja nga përleshja e përgjakshme mes dy familjeve. Viktima mori 3 goditje thike në gjoks, nga të cilat njëra prej tyre i mori jetën, pasi preku organin jetësor të zemrës. Viktima Dritan Idrizi banonte në Riccione të Italisë, ishte i divorcuar dhe babai i një vajze të mitur.