Ballina Bota Djali i Donald Trump për Princin Harryn dhe Meghan Markle: Me kënaqësi...

Djali i Donald Trump për Princin Harryn dhe Meghan Markle: Me kënaqësi do t’i largojmë nga Amerika

17
0

Eric Trump, djali i ish-presidentit të ShBA-së Donald Trump, ka kritikuar Princin Harry dhe Meghan Markle, duke i quajtur “të përkëdhelur” dhe duke sugjeruar se ata mund të dëbohen nga Amerika.

Ai shprehu dyshime nëse Britania do t’i dëshironte ata prapa. “Mund t’i merrni këta të dy mbrapsht. Ne do t’i dërgojmë me kënaqësi nga Amerika. Mund t’i ktheni, por nuk jam i sigurt nëse i dëshironi më. Ndoshta as ne nuk i duam më”, tha ai për GB News.

Eric Trump theksoi se familja Trump gjithmonë ka pasur respekt për familjen mbretërore, edhe pse ai nuk e pëlqen çiftin Harry dhe Meghan. Ai shtoi se familja e tij dhe ai kanë pasur gjithmonë respekt të madh për Mbretëreshën Elizabetë dhe Princeshën Diana, duke e konsideruar familjen mbretërore si një “institucion të shenjtë” me disa “aktorë të këqij”.