Një 37-vjeçar ka ndërruar jetë në Pogradec, pasi në gjendje të dehur është rrëzuar në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2 të Pogradecit. 37-vjeçari fillimisht është dërguar në spital, por nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.