Ballina Kuriozitete ​Këto 10 qytete në botë kanë njerëzit më të pasur

​Këto 10 qytete në botë kanë njerëzit më të pasur

17
0

Popullsia shumë e pasur ka arritur në 426.330, një rritje 7.6% nga viti i kaluar. Gati 75% e tyre banojnë në 10 vende, me 35% në Shtetet e Bashkuara.

Ka më shumë njerëz ‘super’ të pasur në Tokë se kurrë më parë – 426.330 prej tyre, për të qenë të saktë, sipas kompanisë të të dhënave Wealth-X. Kjo është rreth 0.005% e popullsisë së përgjithshme globale.

“Super të pasurit” përkufizohen se kanë një vlerë neto individuale prej të paktën 30 milionë dollarësh. Numri i tyre u rrit 7.6% gjatë vitit të kaluar, dhe ata kanë një vlerë neto të kombinuar prej 49.2 trilionë dollarësh. Vetëm 0.8% e popullsisë me vlerë neto ultra të lartë në botë janë miliarderë, por ata përbëjnë 24% të vlerës neto të kombinuar, sipas raportit ‘Ultra Wealth’ të Wealth-X 2024.

Pothuajse 75% e ‘super’ të pasurve të botës jetojnë në vetëm 10 vende, dhe rreth një e gjashta e më të pasurve në botë jetojnë në 10 qytete.

Gjashtë nga këto qytete janë në Shtetet e Bashkuara, gjë që ka kuptim duke pasur parasysh se 35% e ‘super’ të pasurve në botë jetojnë në vend. Ndërsa tri qytete në Azi ishin në listë vitin e kaluar, Singapori ra nga lista.

Këto janë 10 qytetet ku jetojnë njerëzit më të pasur, sipas raportit: Dallasi 4.875, Uashingtoni 4.950, Parisi 5.370, Çikago 5.725, Londra 6.245, San Francisko 6.405, Tokio 6.445, Los Anxhelosi 8.955, Hong Kongu 12.545 dhe Nju Jorku 16.630.