Kim Kardashian tregoi fytyrën e saj të përsosur pa grim të premten, vetëm disa orë pasi shfaqi trupin e saj me bikini në Instagram.
Themeluesja e “SKIMS”, u pa duke mbërritur në lojën e basketbollit të djalit të saj tetëvjeçar Saint West në Los Angeles.
Ajo mbante në krahë djalin e saj më të vogël Psalmin, pesë vjeç, ndërsa po shkonte drejt hyrjes së gjimnazit, shkruan DailyMail.
Ylli hoqi dorë nga grimi i saj i rënduar, në vend të kësaj, tregoi ngjyrën e saj natyrale dhe flokët i kishte në një bisht.
Kim kishte veshur pantallona sportive të zeza të gjera dhe kishte veshur një xhup të zi me kapuç të madh mbi një bluzë të bardhë.
Ajo kishte një çantë me diamant të ndritshëm të vendosur nën njërin krah.
Kim dhe djemtë e saj, të cilët i ka me ish-burrin Kanye West, iu bashkua një ekip i fuqishëm sigurie.
Mungonin vajzat e Kim dhe Kanye, North dhe Chicago.