Ballina Bota “Mrekulli që jam gjallë”/ Tragjedia me 62 viktima, flet pasagjeri që nuk...

“Mrekulli që jam gjallë”/ Tragjedia me 62 viktima, flet pasagjeri që nuk arriti të hipte në avionin e rrëzuar

20
0

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka dekretuar tri ditë zie kombëtare në kujtim të 61 viktimave që humbën jetën në rrëzimin e avionit që ndodhi në Vinhedo të shtetit të Sao Paulos. Modeli ATR-72 me dy motorë në pronësi të kompanisë braziliane Voepass u ngrit pa probleme në orën 11.50 të mëngjesit me orën nga aeroporti Cascavel, në shtetin Parana, në Brazilin jugor drejt aeroportit Guarulhos ku nuk mbërriti kurrë. Avioni u rrëzua në oborrin e një shtëpie në Vinhedo. Një grup pasagjerësh mbërritën me vonesë dhe nuk arritën të hipnin në fluturim në minutën e fundit.

“Është një mrekulli që jam gjallë dhe falënderoj zyrtarin që nuk më lejoi të hipja në bord”, tha njëri prej tyre për shtypin vendas.

Ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të rikuperuar mbetjet, ekspertët kanë filluar të vënë në dyshim shkaqet e mundshme, duke përfshirë formimin e ngricave në krahë për shkak të rënies së shpejtë të temperaturave në shtetin e Sao Paulos.