Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj e kësaj të shtune në Sukth të Durrësit ku ka humbur jetën një 75-vjeçar.
Mësohet se viktima me inicialet R.H , kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore.
Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75 vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.