Ka mjaftuar një gol i Mallory Swanson në minutën e 57-të të takimit, që SHBA-ja të mposhtë Brazilin dhe të fitojë medaljen e artë në futbollin e femrave në Lojërat Olimpike, Paris 2024.
Finalja e zhvilluar në “Parc des Princes ka qenë e bukur dhe e luftuar, por në fund janë amerikanet ato të arrijnë të fitojnë dhe të shpallen kampione olimpike.
Braziliania legjendare Marta nuk ka arritur që të ndihmojë skuadrën e saj që të evitojë humbjen dhe të fitojë një tjetër trofe në karrierën e saj të pasur.
SHBA-ja fiton medaljen e pestë të artë olimpike në futbollin e femrave, duke konfirmuar se është një nga skuadrat më të mira në këtë kategori.