Efektivët e komisariatit numër 5 në Tiranë kanë vënë në pranga 3 persona pasi këta të fundit pas një konflikti me njëri tjetrin kanë përdorur edhe sende të forta.
Policia thotë se 3 të arrestuarit akuzohen për plagosje e lehtë me dashje, ndërkohë që pas kontrolleve në banesa janë gjetur edhe sende të tjera të paligjshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit L. A., 31 vjeç, Xh. A., 60 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 89/25 i Kodit Penal, dhe shtetasit J. D., 28 vjeç, dhe G. D., 33 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 89 dhe 278 e 25 të Kodit Penal. Këta shtetas, dyshohet se në Babrru, për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve J. D., dhe G. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 fishekë arme.