Ballina Kosovë Paralajmërimet e fundit të SHBA-së, reagon ashpër Ngjela – befason me fjalët...

Paralajmërimet e fundit të SHBA-së, reagon ashpër Ngjela – befason me fjalët për Kurtin!

27
0

Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

E pas këtyre deklaratave nga SHBA, avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka befasuar me reagimin e tij, pasi ky i fundit kritikoi qasjen e kryeministrit Kurti.

Postimi i plotë

Një doktrinë antiamerikane nuk mund ta drejtojë Kosovën.

Është pa dyshim një skemë serbe…

Nuk mund të lejohet më një antiamerikan si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të jetë kryeministër i Kosovës.

Si ka mundësi që një antiamerikan të drejtojë një shtet shqiptar që është çliruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!!

Nuk kuptohet, ky fakt, është një mendjelehtësi e Albin Kurtit apo është skema e Serbisë për të shkatërruar Kosovën?

Të shohim. Por duket se kjo është një skemë e Serbisë për të shkatërruar pavarësinë e Kosovës.

Të presim për ta parë me qartë këtë çështje…