Ballina Sport Drejtuesi i Besiktasit: Por kërkesat e tij nuk janë logjike

Drejtuesi i Besiktasit: Por kërkesat e tij nuk janë logjike

17
0

Hüseyin Yücel, zëvendëspresident i Besiktas, zbuloi se klubi turk e kishte ndjekur Federico Chiesa për disa ditë, pasi lojtari duket se nuk bën pjesë në projektin e Thiago Motta-s tek Juventus:

“Është e vërtetë që kemi rreth 10 ditë që flasim për Federico Chiesa”.

“Dëshiroj të theksoj, – vazhdoi ai për Trt Spor, – se lojtari kërkon një rrogë prej rreth 9 milionë euro, me një kërkesë të Juventusit rreth 15 milionë euro për kartonin.

“Aktualisht janë shtatë klube në gjurmët e tij, por kërkesat nuk janë logjike dhe nuk është e mundur që ne t’i plotësojmë ato, prandaj nga sot lojtari nuk është më në planet e Besiktas: interesat e klubit janë shumë më të rëndësishme se emrat e lojtarëve”.