Ballina Bota Indigjenët australianë vrapojnë për të nxitur shëndetin dhe mirëqenien

Indigjenët australianë vrapojnë për të nxitur shëndetin dhe mirëqenien

18
0

Vrapuesit nga organizata Projekti për Maratonën e Indigjenëve ushtrojnë aktivitetin e tyre prej 15 vitesh. Ata janë një ekip prej 12 vetësh që tani ka vënë si synim pjesëmarrjen në maratonën e ardhshme të Nju Jorkut. Organizata synon nxitjen e shëndetit të mirë për indigjenët australianë.

Koolyn Briggs është indigjen australian Yorta Yorta, (banorë të hershëm në zonat pranë lumenjve Goulburn dhe Murray).

Tani ai po stërvitet për të vrapuar në maratonën e Nju Jorkut, por fiziku i tij nuk ka qenë përherë kështu.

8 vjet më parë peshoja 130 kilogramë. Konsumoja alkool 5-6 herë në javë, nuk haja ushqim të shëndetshëm. Nuk bëja palestër. Nuk kishte elementë të mirë që të ndikonin jetën time. Nuk kisha platforma të tilla në të cilat mund të përfshihesha. Po merrja një rrugë të keqe”, thotë zoti Briggs.

Historia e jetës së tij nuk është e pazakontë. Banorët indigjenë australianë mund ta tregojnë gjendjen e tyre shëndetësore, të mirë apo të dobët, më shumë se sa banorët e tjerë.

Sipas të dhënave të Institutit të Australisë për Shëndet dhe Mirëqenie, nivelet e obezitetit ndikojnë në krijimin e hendekut prej 11 për qind për shkak të faktorëve të riskut të mbipeshës.

Kjo është një prirje që Jye Murray, banor autokton nga Wiradjuri dhe Ngemba dhe një nga pjesëtarët e ekipit, synon që ta ndryshojë.

“Ne përballemi me barrë të konsiderueshme sëmundjesh dhe sheh të tjerët rreth teje që përballen me të njëjtat gjëra dhe kjo në një farë mënyre të bën të pranosh se ky je ti, kjo është jeta jote,” shpjegon Murray.

Zoti Murray, i cili është fizioterapist, krijoi në median sociale faqen “The Koori Physio” që synon të përcjellë përmbajtje edukative për të nxitur indigjenët e tjerë që të bëjnë një jetë të shëndetshme.

Koolyn Briggs arriti ta ndryshonte jetën e tij dhe dëshiron që edhe indigjenë të tjerë dhe pasardhës e tyre në ishullin Torres Straight të bëjnë të njëjtën gjë, duke u treguar atyre, se nëse i vendosni vetes një objektiv, gjithçka është e mundur.

“Kur isha 19 vjeç nuk vrapoja dot deri te palestra, e jo më 42 kilometra, ndaj jam shumë i emocionuar për atë që më pret dhe dua të shijoj çdo çast përgjatë këtij udhëtimi”, thotë ai.

Me çdo vrapim, ai synon të arrijë ndryshimin./VOA