Ballina Sport Jo vetëm Shqipëria, ja cilat janë 3 shtetet e tjera që siguruan...

Jo vetëm Shqipëria, ja cilat janë 3 shtetet e tjera që siguruan medaljet e para në histori në Lojërat Olimpike

21
0

Lojërat Olimpike “Paris 2024’ do të kujtohen gjatë në vendin tonë, pasi shënuan medaljet e para historike të Shqipërisë në një aktivitet të tillë. Çermen Valiev dhe Islam Dudaev i dhanë dy medalje të bronzta Shqipërisë duke e vendosur më në fund në listën e vendeve që kanë siguruar medalje në Olimpiada.

Por Shqipërisë nuk ishte “debutuesja” e vetme në listën e medaljeve në këtë edicion, janë edhe tre shtete të tjera që kanë siguruar medaljet e para të historisë së tyre në Paris.

Më e famshmja vjen nga ishulli Shën Luçia në Karaibe, vend nga i cili ka dalë sprinterja Julien Alfred e cila fitoi të artën në garën e 100 metrave dhe të argjendtën në garën e 200 metrave.

Një tjetër ishull i Karaibeve fitoi medaljen e parë. Dominika hyri në listë me medaljen e artë të Tea Lafond, e cila triumfoi në garën e trehapëshit në atletikë.

Ndërkohë, Kepi i Gjelbër, ishulli i vogël pranë Afrikës, siguroi një medalje të bronztë në boks, ku David De Pina hyri mes medalistëve në peshën deri në 51 kg.