Shqipëria ka marrë medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpikë “Paris 2024”.
Mundësi kuqezi, Islam Dudaev, triumfoi në finalen e vendit të tretë, duke marrë medaljen e bronztë.
Sportisti që përfaqëson Shqipërinë, mposhti hungarezin Iszmail Muszukajev me rezultatin 13-12 në kategorinë deri 65 kg.
Të shtunën, Shqipëria mori medaljen e parë olimpike, pasi Chermen Valiev fitoi finalen për të bronztën.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e mundësit Islam Dudaev, i cili i siguroi Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike. Në një mesazh të ndarë në Facebook, Rama thotë se kush nuk di të gëzohet, lë t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq.
“Ja edhe medalja e dytë Olimpike në historinë tonë. Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, shkruan Rama.
Një reagim e ka pasur edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili falënderon mundësin e natyralizuar në shqiptar për medaljen që siguroi për Shqipërinë.