Ballina Aktualitet Situatë apokaliptike në Gjirokastër, vijon zjarri masiv që prej mbrëmjes së djeshme

Situatë apokaliptike në Gjirokastër, vijon zjarri masiv që prej mbrëmjes së djeshme

0
18

Në Gjirokastër vijon ende aktive një vatër zjarri. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrëfikësve, zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në Labovë ka vijuar përgjatë gjithë natës deri në mëngjesin e kësaj dite

Gjatë natës është luftuar me zjarrin për të mos e lejuar që të përbënte rrezik për fshatrat Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël. Në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës forcat zjarrefikëse ne Gjirokastër u riorganizuan për ndërhyrje në pikat kyce për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e zjarrit. Lufta me flakët vijon ende.

Në operacion marrin pjesë 37 forca vullnetare nga Bashkia, 6 punonjës me kontratë dhe 14 efektiva zjarrfikeëse Njëri grup lufton për izolimin e zjarrit në drejtim të fshatit Labovë, një grup në drejtim të malit. Aktualisht forcat zjarrëfikëse në terren kanë nën kontroll zjarrin, ndërsa po bëjnë përpjekje për shuarjen e plotë të tij.