Ballina Kronika U dhunua për vdekje dhe u la i shtrirë në mes të...

U dhunua për vdekje dhe u la i shtrirë në mes të rrugës, zbulohen detaje të reja mbi ngjarjen tronditëse në Pogradec

32
0

Është zbardhur ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku një 42-vjeçar, u gjet i shtrirë në rrugë dhe humbi jetën rrugës për në spital. Sipas informacioneve, Egli Proga është rrahur nga një person që tashmë është identifikuar nga policia si Denis Meçe dhe është shpallur në kërkim.

Pasi janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali, viktima është goditur nga Meçe dhe më pas ka hyrë brenda lokalit, ku ka qëndruar vetëm 2 minuta. Më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Ngjarja që deri ditën e djeshme u dyshua si aksidentale, rezultoi të jetë një vrasje. Pritet një reagim zyrtar nga policia.