Ballina Rajoni Vuçiçi zgjodhi heshtjen rreth protestës për litiumin

Vuçiçi zgjodhi heshtjen rreth protestës për litiumin

33
0

Presidenti  serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se vlerësimi i tij për përmbajtjen e protestës së djeshme kundër litiumit është jashtëzakonisht negativ, por se siç u shpreh ai “po i bën mirë vetes dhe të tjerëve duke heshtur”.

Ai shtoi se takimi u zhvillua në një atmosferë demokratike, e cila sipas tij është e rëndësishme për Serbinë “Gjithçka ishte ashtu siç duhej në sistemet demokratike. Kur mbaroi takimi, ndodhën gjëra që ne e dinim se do të ndodhnin. Kur kërcënon çdo ditë, ndodh që dhuna mbizotëron”, tha ai.

SIpas Vuçiqit, kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq bëri thirrje për dialog, si dhe ai, por askush nuk dëshiron të bisedojë, shkruan Danas.

“Ata mendonin se dialogu ishte kërcënim, shkatërrim i ekonomisë serbe, bllokim i hekurudhave. Asnjëherë nuk ka qenë zgjidhje, kur diçka nuk të pëlqen, zgjidhet duke folur”, tha ai.

Mijëra serb kanë protestuar të shtunën në Beograd, për t’i kundërshtuar planet për mihje të një miniere të litiumit në Serbi, dhe më pas kanë bllokuar dy stacione hekurudhore.

Litiumi është një mineral që përdoret për bateritë në telefonat celularë, kompjuterët dhe makinat elektrike.

Për këtë çështje, më 19 korrik në Serbi qëndroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, për të nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi ndërmjet BE-së dhe Serbisë për partneritet strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjetet elektrike.

Me atë rast, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se projekti i kompanisë Rio Tinto, që parasheh nxjerrjen e litiumit, është i mirë për Serbinë.