Ballina Kronika Aksidenti i frikshëm në aksin Fushë Krujë-Thumanë, dy makina bëhen copash, mjeti...

Aksidenti i frikshëm në aksin Fushë Krujë-Thumanë, dy makina bëhen copash, mjeti përfundon mbi mbrojtësen metalike

16
0

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku dy automjete janë përplasur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Dervenit, ku një Mercedes me targa italiane, që drejtohej nga shtetasi me iniciale E. B., është përplasur me Fordin, me drejtues shtetasin me iniciale V. D..

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një nga shoferët, ndërsa Fordi ka përfunduar mbi mbrojtëset metalike të rrugës.

I plagosuri mësohet se është dërguar tek Trauma në Tiranë, ndërsa shoferi tjetër është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës pasi ndodhet në gjendje shoku.