Ballina Kulturë Paul Heggarty, kryeautori i artikullit për origjinën dhe lashtësinë e shqipes në...

Paul Heggarty, kryeautori i artikullit për origjinën dhe lashtësinë e shqipes në kuadër të familjes indoeuropiane botuar vjet në “Science”, do të referojë në Akademinë e Shkencave!

87
0

Paul Heggarty, kryeautori i artikullit për origjinën dhe lashtësinë e shqipes në kuadër të familjes indoeuropiane botuar vjet në “Science”, do të referojë në Akademinë e Shkencave për temën (titull i abstraktit të propozuar nga autori):
“A new database, family tree and origins hypothesis for the Indo-European Language Family: What place for Albanian”
“Një bazë e re të dhënash, një pemë gjenealogjike dhe një hipotezë origjine për familjen gjuhësore indoeuropiane: cili është vendi i shqipes”.

Ky është titulli i referatit të studiuesit të mirënjohur Paul Heggarty (Max Planck Institute), dërguar komitetit organizues të tryezës shkencore ndërkombëtare për lashtësinë e shqipes, bashkë me abstraktin (shih ilustrimin e këtij shenjimi).
Paul Heggarty, kryeautori i artikullit “Pemë gjuhësore me shembuj të hershëm që mbështet në një model hibrid për origjinën e gjuhëve indoeuropiane” / “Language trees with sampled ancestors support a hybrid model for the origin of Indo-European languages”, shkruar bashkë me 32 studiues të tjerë (antropolinguistë, gjenetolinguistë, indoeuropeistë, informaticienë, modelues), mbështetur nga dhjetëra të tjerë (kërkues e ndihmës), vjen në Tiranë në fillim të nëntorit si referues kryesor (keynote speaker) në tryezën shkencore “Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia e saj”, që organizon Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Ludwig Maximilian Universität, me shkas nga botimi i këtij artikulli në të mirënjohurën “Science” më 28 qershor 2023