Ballina Kulturë Rriten me 42% vizitat në sitet kulturore!

Rriten me 42% vizitat në sitet kulturore!

24
0

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri për Kulturën Gonxhe në rrjetet sociale.

“Sitet tona kulturore kanë mirëpritur plot 651,796 vizitorë gjatë Janar-Korrik 2024! Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj!
Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë
Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë – 90,955 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë
Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë
Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë
Shpirti i Shqipërisë është i gjallë në këto monumente, ku historia takohet me të tashmen dhe përcillet ndër vizitorët dhe brezat e të ardhmes!”- shkruan ai.