Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e Beogradit për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, duke theksuar se kjo nuk do të ndodhë.
Në një bisedë me drejtoreshën e Qendrës Ruse të Eksportit, Veronika Nikišina, Vulin tha se Serbia nuk ka vendosur dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, edhe pse shumë e kanë kërkuar këtë.
Ai theksoi se investimet ruse janë gjithmonë të mirëseardhura në Serbi dhe shtoi se pavarësisht përpjekjeve për vendosjen e kufizimeve, bashkëpunimi tregtar mes dy vendeve ka vazhduar.
Vulin dhe Nikishina u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është në nivel të lartë, si dhe se ka hapësirë për përmirësimin e bashkëpunimit.