Ballina Opinion Ura e Ibrit dhe komploti për ndarjen e Kosovës

Ura e Ibrit dhe komploti për ndarjen e Kosovës

17
0

Nga Skender Kapiti

Mbyllja e Urës së Ibrit paska qenë komplot ndërkombëtar për ndarjen e Kosovës. Pavarësisht se edhe dihej që kur aty u vendos KFOR-i francez, por kjo po vertetohet plotësisht sidomos sot në mënyrën se si po sillen e veprojnë, dhe në mënyrën se si po “këshillojnë” ndërkombëtarët,por edhe në mënyrën se si ata po i bëjnë presion qeverisë së Kosovës për mos-hapjen e saj. Mesa duket Urën e Ibrit e paskan menduar serbët dhe ndërkombëtarët që të hapet pasi të kryhej ndarja e Kosovës, apo edhe   marrëveshja e krijimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, të këtij minishteti serb brënda Kosovës, ku Ura e Ibrit të ishte kufiri ndarës i Kosovës së Veriut me Kosovën, pra kur Serbia të vinte me kufi aty.Mjerisht në kurth dhe në shërbim  të këtij qëllimi paska pas rënë edhe politika e Kosovës e  viteve deri kur në pushtet erdhi Albin Kurti, i cili së bashku me qeverinë e tij, dhe në përputhje me vullnetin dhe luftën patriotike të popullit heroik të Kosovës për shtet dhe për Bashkim Kombëtar,shqiptarët dhe Kosova arritën që t’a clirojnë Veriun e Kosovës të pushtuar nga bandat serbe të mbështetura nga Beogradi por edhe nga  ndërkombëtarët, si dhe nga dakordësia e kryeministrit të Shqipërisë  për ndarje të Kosovës, i cili Veriun e saj e ka quajtur “tokë të askujt”.

Klasa politike sot jo vetëm ajo kosovare por e gjithë politika shqiptare është para një prove të madhe historike kombëtare, është para provës opozita në Kosovë por edhe politika e Tiranës, si opozita ashtu dhe sidomos qeveria dhe kryeministri i saj.Ata janë para provës së tyre të madhe, me qëndrimin dhe mbështetjen që ata duhet t’i japin aktualisht qeverisë Kurti për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, në mbështetje të legjitimitetit shtetëror të Kosovës, në forcimin e konsolidimin e pavarësisë, në mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, në sundimin e ligjit dhe të kushtetutës dhe në asgjësimin e të gjitha strukturave dhe kërcënimeve serbe  të cilat kërcënojnë egzistencën e shtetit të Kosovës.

Në fakt as opozita në Kosovë dhe as qeveria e Tiranës dhe as opozita në Shqipëri nuk janë askund në këto momente kritike historike për Kosovën, por madje janë në anë të kundërt të saj.Absurditeti i qëndrimit të tyre nuk mund të mbulohet për faktin sepse kjo gjëndje e rëndë sot Kosovës i ka ardhur pikërisht prej dobësisë së opozitës kosovare e cila është autore pasi kur ka qenë në pushtet ajo ka pranuar të gjitha këto problematika të dëmshme  që ka sot Kosova, opozitë e cila është  mbështetur dhe që ka ndikuar mbi të shumë  edhe qëndrimi i cuditshëm kundër dhe në dëm të Kosovës edhe i qeverisë së Shqipërisë,Kryeministrit të saj, por edhe indiferenca totale e opozitës, mediave, intelektualëve  dhe të shoqërisë civile  në Shqipëri. Ky qëndrim i Shqipërisë , si indifentizëm apo edhe dicka më keq akoma ndaj Kosovës verteton atë se historikisht Shqipërisë nuk i ka interesuar Kosova, dhe prandaj as sot nuk i intetson asaj nëse ndahet apo jo Kosova.Shumë të rrallë  janë intelektualët dhe gazetarët  nga Tirana që e mbështesin sot Kosovën.

Kjo kohë vertetoi edhe faktin se opozita në Kosovë,LDK,PDK,AAK, NISMA si dhe qeveria në Shqipëri dhe opozita shqiptare nuk janë të interesuara për interesat kombëtare,sepse ato janë të korruptuara dhe të interesuara vetëm për pushtet, dhe për këtë qëllim duke “shpresuar” per gjithcka  vetëm te mbështetja ndërkombëtare ata përpiqen të justifikohen me justifikime të bajatshme, mashtruese  dhe disfatiste se për cdo gjë duhen pyetur dhe duhet konsultuar me ndërkombëtarët.