Ballina Dossier Si reagoi Enveri dhe Miladini! Traktet në Korçë me tekstin e Marrëveshjes...

Si reagoi Enveri dhe Miladini! Traktet në Korçë me tekstin e Marrëveshjes së Mukjes – dëshmia e gjeneralit, çfarë ndodhi më 1943 në Vithkuq

21
0

Nga Hyqmet Zane 

Shumë është folur dhe shkruar për Marrëveshjen e Mukjes dhe realitetet e ndodhura në atë kohë në Mukje, ku u takuan të deleguarit e PKSH me ata të Ballit Kombëtar. Nëse ajo Marrëveshje do të ishte arritur, historia do të fliste ndryshe për shqiptarët. Nuk qe e thënë të ndodhte kështu, sepse emisarët jugosllavë të atashuar në kryesinë e PKSH me miratimin e Enver Hoxhës, e realizuan qëllimin ogurzi të hedhjes së farës së përçarjes mes shqiptarëve dhe, si në atë kohë edhe sot, veprojnë duart e zeza të shërbimeve të huaja fqinje si antishqiptarë të kahershëm ndaj Serbisë dhe mbështetjes së armiqve të shqiptarëve. Një studiues i nderuar si Profesor Përparim Kabo për të tilla ngjarje që kanë lidhje me historinë e Shqipërisë shprehet se “kemi humbur kohë historike në dëm të interesave të shqiptarëve”.

Kjo do të ishte si pasojë e mashtrimeve që janë bërë që në krijimin e PKSH ku Pandi Kristo, njeri nga pjesëtarët në atë mbledhje, ai shprehet se “Partia jonë, në mbledhjen e saj themeluese, nuk zgjodhi Sekretar të Përgjithshëm, madje as Sekretar Organizativ, por ndau detyra për të shtatë anëtarët e Komitetit Qendror të përkohshëm. Nuk do të ishte e tepërt të përmendnim që, detyrat që iu ngarkuan Enver Hoxhës, nuk ishin as më shumë dhe as më pak, veçse thjesht, mbajtja e protokollit të mbledhjes dhe detyrat për mbledhjen e kuotave të partisë, mbledhjen e kuotave të partisë, si dhe adjutantllëku hap pas hapi, dhe pas kurrizit të Miladin Popoviçit.

Ajo që është më e habitshmja dhe më e papranueshmja, në punimet e kësaj konference, është se kur u procedua për të kaluar në zgjedhjet e reja të Komitetit Qendror të përhershëm, Enver Hoxha bëri një propozim, qe i mahniti të gjithë, sepse ai propozoi, që në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH-së, të ishte Josif Broz Tito”. Ky fakt të çon në mendimin se gjithçka që ndodhte në PKSH detyrimisht kishte dorën e zgjatur të emisarëve serbë. Për analogji dhe për realitet kështu ka ndodhur edhe në të ashtuquajturën “Marrëveshja e Mukjes”. Fakti që kanë mbetur të patrazuara kujtimet e gjeneral Nexhip Vinçani, të ruajtura nga nipi i tij, Maksim Sami Vinaçani (ushtarakë të mirënjohur si familje në trevën e Korçës ne më tej), na bëhet e ditur se çfarë ndodhi në ato ditë pasi u arrit fillimisht marrëveshja në Mukje.

JA ÇFARË KA SHKRUAR GJENERALI VINÇANI:

Mukjes’, marrëveshja dhe prishja e saj, gjithnjë më ka bërë të mendohem dhe të rezervoj dyshime që nga ajo kohë. Kam qenë i pranishëm rastësisht, kur në Vithkuq, në bazën ku ishin E.Hoxha dhe Miladin Popovi«, aty nga 10- 15 gushti i vitit 1943, sollën një trakt të hedhur në Kor«ë nga Balli Kombëtar, në të cilin ishte botuar teksti i marrëveshjes së “Mbledhjes së Mukjes”, firmosur nga përfaqësues në këtë mbledhje: Balli Kombëtar, Fronti Nacional«lirimtar, Legaliteti. Menjëherë E. Hoxha ia dha Miladinit duke i thënë përmbajtjen e traktit. Miladini reagoi shumë ashpër ndaj kësaj marrëveshje dhe mbas tij dhe Enveri. Aty për aty u bë një reagim (përgjigje) sipas së cilës kjo marrëveshje nuk pranohej, probleme këto të njohura historikisht.

Ajo që më ka bërë të mendohem dhe të rezervoj dyshime, lidhet me sa vijon: “Kur problemi ka qenë kaq i rëndësishëm, përse nuk shkoi vetë E. Hoxha në këtë takim, por dërgoi të tjerë, Dr. Ymer Dishnicën dhe Mustafa Gjinishin?”. Mos ishte më e domosdoshme prezenca e Enverit në inaugurimin e Brigadës së Parë, se sa takimi historik i Mukjes? A mund të besohet se Y. Dishnica dhe M. Gjinishi të firmosnin një dokument të tillë, pa pasur parasysh mendimet dhe porositë paraprake të E.Hoxhës ? Këto dy-tri pyetje më ngacmonin të gjyko j: A mos ka në këtë mes ndonjë hile? Mos, ndoshta, për Enverin e Miladinin, mosmarrëveshja ishte paravendosur prej tyre? A mos ishte mendimi që, me këtë rast të “digjeshin” Ymeri e Mustafai?

Ve« kësaj edhe një problem tjetër më ngacmonte: Ymer Dishnicën e kam dashur e më ka dashur shumë. Për mua ai ishte me të vërtetë një intelektual më i zoti se Enveri dhe sipas mendimit tim ai ishte një udhëheqës me peshë për të ardhmen e Shqipërisë. Më vinte keq që ky njeri sfidohej e lihej në baltë, duke e diskretituar atë. Shoh këtu prapaskena që në vijim i paguan Shqipëria, populli dhe patriotët e ndershëm. Koha do t’i vërtetonte plotësisht këto dyshime, si ato të Qershorit për “Shtabin Ballkanik”, ashtu dhe tani, po luhej karta e Jugosllavisë dhe po bëhej “kurban” Shqipëria”.

REFLEKSIONE

Gjeneral Nexhip Vin«ani, “Nderi i Kombit”, ka qenë njëri ndër komandantët e dëgjuar të Ushtrisë Partizane. Ish-organizatori dhe drejtuesi kryesor i LANª për Qarkun e Kor«ës, ish-zv.shef i shtatmadhorisë se Ushtrisë Shqiptare. I shkarkuar, i burgosur dhe i internuar nga E.Hoxha, si person antiparti. Fakti që emisarët jugosllavë të kohës ishin të pranishëm në rrugëtimin e Frontit Nacionalçlirimtar, si edhe pas çlirimit, flet hapur për peshën e antishqiptarizmit që u mboll në vendin tonë nga filozofia e narçtanies dhe që la pas pasoja në diktaturën mbi popullin shqiptar.

RIPËRSËRITJA E HISTORISË ME “BALLKANIN E HAPUR”

Ajo çka ka ndodhur në këto 5 vitet e fundit në marrëdhëniet Shqipëri–Serbi me protagonist kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama si zbatues i përpiktë dhe stoik i filozofisë sorriste, ajo prishje e Marrëveshjes së Mukjes në dëm të shqiptarëve, po vazhdon sot me dëmin që po i shkaktohet Kosovës dhe vetë kombit shqiptar. Krijimi i situatave të ndera kryeministrore mes Edi Ramës me Albin Kurtin, është një rikthim në kohë dhe hapësirë e të vërtetave të këtyre marrëdhënieve. Ata që ushqyen diktaturën staliniste, sot po ushqehet antidemokracia me milionat e hedhura për destabilitet në Kosovë, e njëherazi edhe ndaj Shqipërisë.

Mjafton të shohim se si po stimulohen grupet e interesit në Kosovë për të bërë edhe protesta në emër të veteranëve janë pjesë e thesit të misioneve që jep Sorosi për të realizuar planet e veta ogurzeza, ku dora e shtrirë e Edi Ramës si lojtari tipik Enver Hoxha, është domethënia e asaj se kombi shqiptar nuk do të gjejë qetësi sa herë marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Serbinë pa kushte dhe pa parime. I ashtuquajturi sistem komunist ka një përcaktim të drejtpërdrejtë nga i mirënjohur Milan Kundera (1 prill 1929 – 11 Korrik 2023), kur shprehet se “Kushdo që mendon se regjimet komuniste të Europës Qendrore ishin vepër ekskluzivisht e kriminelëve, nuk kupton një të vërtetë thelbësore: regjimet kriminale nuk u krijuan nga kriminelë, por nga entuziastë, të bindur se kishin zbuluar të vetmen rrugë për në parajsë. Ata e mbrojtën me aq vendosmëri atë rrugë, sa u detyruan të vrisnin shumë njerëz. Më pas u bë e qartë se nuk ekzistonte asnjë parajsë dhe se entuziastët ishin vrasës”.

(Shkëputur nga “The Unbearable Lightness of Being” (1984). Ajo çfarë unë citova më sipër nga Pandi Kristo bëhet e besueshme në kohë dhe hapësirë për të riparë historinë dhe rishkruar atë me vërtetësinë e fakteve që kanë ndodhur. “Nuk ka se çfarë të bëjë shkrimtari, kur faktet flasin vetë” ka thënë Balzaku.