Ballina Europë Tronditëse/ Babai lë foshnjën në makinë për tu argëtuar me p*ostitutat, policia:...

Tronditëse/ Babai lë foshnjën në makinë për tu argëtuar me p*ostitutat, policia: 3-vjeçari gjendet i dehidratuar dhe…

18
0

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Gjermani. Një baba, ka lënë fëmijën e tij të mitur vetëm 3-vjeç në makinë për tu argëtuar me prostitutat.

I mituri, ndodhej në sediljen e pasme të makinës, e cila ishte pozicionuar në diell dhe me dritare rreth 1 cm hapur.

Ishte një kalimtar i rastit ai që e pikasi të miturin në makinë, i cili u ndihmua nga kalimtarë të tjerë dhe më pas policia për të bërë të mundur nxjerrjen e të miturit jashtë.

Fëmija u gjet në gjendje të dehidratuar dhe të qullur në djersë.

“Nuk kishte furnizim të mëtejshëm me ajër,” tha një zëdhënës i policisë.

Kur babai 33-vjeç u kthye në makinën e tij rreth orës 21:40, ai deklaroi se kishte “biseduar” me një mik nga i cili donte të merrte para borxh. Gjithsesi, djali i tij flinte në makinë.

Policia kriminale po heton rastin.

Megjithatë, hetimi i policisë zbuloi se burri e parkoi makinën dhe shkoi për të kaluar disa momente me një prostitutë. Ndaj burrit është bërë kallëzim për shkelje të detyrës së përkujdesjes dhe edukatës si dhe lëndim trupor nga pakujdesia.

Djali i vogël u dërgua në spital. Menjëherë është lajmëruar nëna e djalit dhe është paraqitur aty.