Ballina Sport Milani, debutimi i dyfishtë sonte në trofeun “Berlusconi”

Milani, debutimi i dyfishtë sonte në trofeun “Berlusconi”

20
0

Milani e mbyll parasezonin me një notë të lartë, duke u përballur me Monza në “Trofeun Berlusconi”. Një mundësi për t’u rikthyer e luajtur në “San Siro”, për herë të parë pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe për t’u përgatitur më mirë për debutimin e ardhshëm të kampionatit, i cili për kuqezinjtë do të jetë të shtunën, në orën 20:45, kundër Torinos.

Ndeshja e mbrëmjes së sotme kundër skuadrës së Brianzas, me trajner ish-lojtarin e Milanit, Alessandro Nesta, do të jetë gjithashtu një mundësi për të parë për herë të parë dy nga përforcimet e kësaj vere.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, në fakt, “Trofeu Berlusconi” do të përkojë me debutimet e Strahinja Pavlovic dhe Alvaro Morata me kuqezinjtë. Megjithatë, më pak e mundshme është prania në fushë e blerjes së fundit, Emerson Royal (sapo mbërriti nga Tottenham).

Ja deklaratat e para të Morata me kuqezinjtë: “Është sfida më e mirë dhe më e rëndësishme e karrierës sime. Ditët e fundit kam folur me Kaka, me Ibrën dhe Beckham, të cilët më kujtuan historinë e këtij klubi. Mezi pres ta shkruaj emrin tim në historinë e Milanit. Numri 7?

Së pari duhet të falënderoj Adli, që më bëri një gjest të bukur. Nuk e kam veshur kurrë këtë numër në rang klubi për disa arsye. Ardhja në Milano ishte shumë emocionuese”.