Nga Desada Metaj
Elton Halili, shef i komisariatit Pogradec
Vasjana Postol, prokurore e gatshme Pogradec.
Luljeta Kole, gjykatësja në Pogradec
Le ta nisim me këta të tre. Të kërkojë opozita shkarkimin dhe nisjen e hetimeve ndaj tyre. Media të raportojë më tej çdo ditë ç’ndodh me ata që mbajnë përgjegjësinë për vrasjen e një djali të pafajshëm.
Pastaj hajde shkruajmë hartime, shajmë banditët dhe organizojmë protesta. Edhe për qentë e rrugës po të doni. Se janë të trajtuar më me respekt se një qytetar pa përkrahje!