Një 22-vjeçar shqiptar rezident në Itali e ka pësuar nga autoritetet e drejtësisë, teksa akuzohet se ka keqtrajtuar dhe kanosur në mënyrë të përsëritur bashkëjetuesen e tij dhe foshnjën e saj 3-muajshe.
Policia e Ragusa-s njoftoi se ngjarja ka ndodhur në Pedalino në harkun kohor të disa muajve, teksa fillimisht 20-vjeçarja, nacionaliteti i të cilës nuk përcaktohet dhe që po jetonte së fundmi me të dyshuarin, emri i të cilit nuk u publikua, denoncoi në muajin prill dhunën familjare.
Gjykata ndërmori masë për kontroll me byzylyk elektronik ndaj shqiptarit, në mënyrë që ai të mos i afrohej më nënës së re dhe fëmijës së saj. Por teksa pikasi zhvillimet hetimore për masë shtrënguese, 22-vjeçari humbi gjurmët, duke mos iu nënshtruar drejtësisë.