Ballina Sport Manchester United njofton transferimin e Matthijs de Ligt, zyrtarizon edhe Mazraouin

Manchester United njofton transferimin e Matthijs de Ligt, zyrtarizon edhe Mazraouin

23
0

Tashmë edhe zyrtarisht, Matthijs de Ligt është bërë pjesë e Manchester Unitedit, duke plotësuar dëshirën e tij, që e kishte tash e dy muaj.

Klubi anglez ka nënshkruar me mbrojtësin holandez prej Bayern Munchen për shumën e 45 milionë eurove, plus pesë të tjera në bonuse.

De Ligt ishte pjesë e Bayernit për dy sezone me radhë, por që nuk gëzoi minutazhë të duhur, andaj edhe erdhi deri te ‘ndarja’.

Manchester United kishte pikërisht nevojë për lojtar në këtë pozitë, duke pasur parasysh se Raphael Varane u largua, derisa qendërmbrojtësit e tjerë po kalojnë në shumë lëndime.

Pas zyrtarizimit të Matthijs de Ligt, klubi anglez njoftoi edhe për transferimin e Noussair Mazraoui, i cili po ashtu vjen nga Bayern Munchen.

Për shërbimet e mbrojtësit maroken, United pagoi 15 milionë euro, derisa pesë të tjera do të paguhen në bonuse.

Mazraoui para Bayernit, karrierë pati edhe te Ajaxi, nga ku u bë edhe i njohur në futbollin europian.

,