Ballina Sport Newcastle e zbulon datën e rikthimit të Tonalit

Newcastle e zbulon datën e rikthimit të Tonalit

16
0

Sandro Tonali është i gatshëm të rikthehet në fushën e blertë pas përfundimit të suspendimit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij, Newcastle përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale.

“Bëjmë me dije se Sandro Tonali do të rikthehet në skuadrën e parë të mërkurën e 28 gushtit pas përfundimit të 10 muajve diskualifikim nga futbolli aktiv”, njoftoi klubi anglez.

Tonali ishte diskualifikuar me 18 muaj nga Tribunali i Federatës Italiane të Futbollit, prej tyre 8 muaj i ishin konvertuar në dënim plotësues, periudhë në të cilën ishte rehabilituar, duke filluar nga 27 tetori i vitit të kaluar.

Gjithashtu, ishte suspenduar edhe për dy muaj (përpos një gjobe prej 20 mijë funtesh), duke nisur nga maji i këtij viti, nga Federata Angleze për shkeljen e 50 rregullave të basteve.