Ballina Bota Donte t’i grabiste të atin, vajza 8-vjeçare godet me shkop bejsbolli grabitësin...

Donte t’i grabiste të atin, vajza 8-vjeçare godet me shkop bejsbolli grabitësin e armatosur

26
0

Një vajzë 8-vjeçare ka rrahur një grabitës të armatosur që hyri në dyqanin e pijeve të babait të saj me shkop bejsbolli. Babai i vajzës po mbyllte dyqanin e tij të pijeve alkoolike në Minesota, kur një burrë, i identifikuar nga policia si 37-vjeçari Conchobhar Morrell, hyri me një armë duke i kërkuar burrit t’i jepte atij të ardhurat.

Gjithashtu mes babait të vajzës dhe hajdutit pati një përleshje, ndërsa 8 vjeçarja ndihmoi të atin. Në video shihet e mitura duke përdorur një shkop bejsbolli për të ndihmuar të atin të luftojë me grabitësin e armatosur.

Vajza e vogël doli nga prapa banakut me shkop bejsbolli dhe goditi Morrell disa herë përpara se të ikte. Burri që tentoi grabitjen, i veshur me jelekun blu të Amazonës për të cilin punon si korrier, tani është në paraburgim dhe përballet me akuzat për tentativë grabitje. Ndërkohë, Amazon ka njoftuar se ai do të shkarkohet menjëherë.