Ballina Kronika Përshtati lokalin për lojëra fati, vihet në pranga 34-vjeçari, pamje nga operacioni

Përshtati lokalin për lojëra fati, vihet në pranga 34-vjeçari, pamje nga operacioni

19
0

Policia ka zbuluar një lokal në Burrel, ku organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat ka vënë në pranga autorin Ylli Kuka. Procedim penal ka nisur ndaj një të riu, i cili në momentin që ka parë policisë, ka tentuar të arratiset, por është lokalizuar shpejt nga efektivët që e kanë ndjekur këmba këmbës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

6 makineta për lojra fati;

1 kompjuter

1 aparat celular

1 tavolinë pokeri

750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Mat/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”. Kishte përshatur lokalin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojrave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Y.K., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi kishte përshtatur lokalin e tij dhe organizonte ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhe për shtetasin S.D., pasi ka tentuar t’i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

6 makineta për lojra fati;

1 komojuter

1 aparat celular

1 tavolinë pokeri

750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.