Ballina Aktualitet Policia me “dorë të hekurt” në Shkodër, vendos mbi 700 gjoba për...

Policia me “dorë të hekurt” në Shkodër, vendos mbi 700 gjoba për shkelje masash

21
0

Policia Rrugore e Shkodrës ka vendosur mbi 700 masa administrative për shkelje të ndryshme, nga parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe deri te parkimi i gabuar.

Sakaq, janë proceduar penalisht 12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur & pa leje drejtimi si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Shkodres, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun.

Gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve në akset rrugore kryesore të Shkodrës dhe të zonave bregdetare është në kulmin e tij, Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin. Me patrullime të shtuara dhe përdorim të teknologjisë së avancuar, fokuset kanë qenë rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.

Gjatë 10 ditëve të fundit, në Qarkun Shkodër janë proçeduar penalisht 12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur & pa leje drejtimi si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.

Janë vendosur 717 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:

262 për parakalime të gabuara 🚗;
30 për mosvendosjen e rripit të sigurimit 🚔
19 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit 📱🚗;
27 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse 🪖;
18 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit 🍻🚫;
16 për mungesë të polices se sigurimit ⚠️;
78 për parkim të gabuar 🚫🅿️;
320 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor ⚠️.
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, dhe të moderoni shpejtësinë.