Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Tiranë, ku një 46-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit.
Sipas informacionit paraprak nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur shtetasi D. Xh., 46 vjeç, u godit me mjet prerës. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, si dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.