Ballina Kronika Vau i Dejës/ Procedohet 24-vjeçarja, dyshohet se dhunoi bashkëshortin

Vau i Dejës/ Procedohet 24-vjeçarja, dyshohet se dhunoi bashkëshortin

13
0

Policia në Vaun e Dejës ka proceduar penalisht një 24-vjeçare, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshortin e saj.

“Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. J., 24 vjeçe, banuese në fshatin Pistull, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.

Po ashtu, është arrestuar një 44-vjeçare, pasi dyshohet se ka vjedhur në argjendari dhe në një dyqan në Shkodër.

“Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasen E. Gj., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 byzylyk në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” dhe 1 palë syze në një dyqan në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 44-vjeçarja”, thuhet në njoftim.