Ballina Politika Ylli Manjani: Në këtë vend nuk jetohet më, edhe po të kesh...

Ylli Manjani: Në këtë vend nuk jetohet më, edhe po të kesh lekë

36
0

Ylli Manjani mendon se në Shqipëri nuk jetohet më.

“Kjo është pyetja.

Spitalet janë gropë çnjerëzore nga keqmenaxhimi e korrupsioni;

Shkollat vatra analfabetizmi;

Mjedisi i ndotur në ekstrem me mbetje urbane dhe tashmë edhe toksike;

Ekonomia e gjitha nën kontrollin e shumë pak klientëve të pushtetit dhe e ushqyer fiktivisht me para droge;

Puna dhe profesioni nuk kanë asnjë kuptim nëse nuk je mik me pushtetin, për pasojë as liria s’ka kuptim;

Territori praktikisht pronë private e një njeriu të vetëm, i cili e ka për kulla ose për kampe emigrantësh gjithfare, si qokë për foto e mbështetje ndërkombëtare;

Shteti si qendër eksperimentale reformash të shpikura dhe që nuk ofron as barazi e as drejtësi;

Të drejtën që ke fituar mund të mos e gëzosh sepse ta marrin pa proçes e pa problem;

Shoqëria e gjitha me tru të shpëlarë dhe që beson në trutë e gomarit që i hedh bosi në mediat me pagesë, nuk ka sesi të jetë demokratike. Për zgjedhje të lira as që bëhet fjalë;

Varfëria e gjithanshme i ka bërë njerëzit të besojnë se fajin e ka gjithmonë viktima, i vdekuri, i sëmuri, i pamunduri;

Në vendin me diell dhe pasuri natyrore mungon energjia dhe uji, ose janë aq të shtrenjta sa është njësoj sikur mungon;

Jemi shteti i vetëm që më shumë se gjysmën e popullsisë e kemi përzënë dhe, kur ajo vjen në shqipëri e llogarisim si turizëm. Për këtë shkak llogarisim si sukses rritjen e numrit të pasagjerëve në Rinas…

Kur na rritet turizmi na ulen të ardhurat dhe na rriten çmimet, pra shpenzimet;

Ka edhe më, por kaq mjafton për të pyetur vërtetë, a jetohet në këtë vend?!

Kam idenë që edhe ai që ka parà këtë pyetje bën…

Ah edhe një gjë, shumica dërrmuese e njerëzve besojnë se për të gjitha këto gjëra fajin e ka opozita që s’ka gjë në dorë”, shkruan Manjani.