Ballina Politika Basha: Në Shqipëri ka një investim 34-vjeçar që terrori i ushtruarar ndaj...

Basha: Në Shqipëri ka një investim 34-vjeçar që terrori i ushtruarar ndaj ish të përndjekurve politik të harrohet

17
0

Në podcastin me radhës me Ermalin dhe Marsidin, Basha është shprehur se në Shqipëri ka një investim 34-vjeçar që terrori i ushtruar ndaj ish të përndjekurve politik të harrohet. Sipas kreut të Demokratëve Euroatlantikë, këtë e bëjnë ish-oficerët dhe ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit të cilët duan që historitë të harrohen për shkak të implikimit të tyre në to.
Basha gjithashtu shprehet se vijojmë të përballemi me njerëz të trajnuar nga KGB që duan të mbajnë nën sundim përmes terrorit një popull të tërë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Fjala e parë që më vjen në mendje është amnizi, harresë. Këtu ka një investim 34 vjeçar që kjo të harrohet. Dhe investimin, po e përdor terminologjinë e Marcelit, e bëjnë oficerët, ish oficerët dhe ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Ata duan që kjo histori të harrohet. Të harrohet për shkak të përfshirjes së tyre në këtë histori. Të harrohet për shkak të krimeve të përbindshme që kanë kryer mbi bashkëqytetarët e tyre. Dhe ky nuk është një investim individësh, ky është një investim politik me gjithë përmasat e veta, duke përfshirë dhe përmasën mediatike, kulturore, arsimore, të harrohet kjo pjesë e tmerrshme e historisë së tmerrshme të popullit të Shqipërisë nën diktaturën komuniste. Pra ne përballemi me një aparat të ndërtuar nga diktatura me procedura standarte operative sovjektike të KGB-së, njerëz të trajnuar për të mbajtur nën sundim përmes terrorit një popull të tërë. Njerëz të trajnuar për të mbajtur nën sundim popullin përmes frikës dhe terrorit psikologjik, të cilët vazhdojnë të investojnë politikisht për harresën. Dhe këtë ne e shohim kudo, por ka disa maja të këtij investimi që nuk i shpëtojnë vëmendjes së askujt, sado pak interes të ketë për këtë çështje. Është vendi i vetëm që nuk ka një qendër kombëtare të kujtesës. Ajo që i bashkon këta është investimi në harresë, për ta zhytur gjithë këtë në një amnezi të përhershme. Në mënyrë që kur të vdesin brezat që kanë përjetuar dhe këtë pjesë të historisë tonë. Pse e bëjnë, sepse kanë interesin e tyre.