Ballina Sport Champions League/ UEFA shpjegon me detaje risitë për formatin e ndryshuar të...

Champions League/ UEFA shpjegon me detaje risitë për formatin e ndryshuar të shortit

27
0

UEFA ka shpjeguar me detaje automatizimin e shortit për raundin e parë të Ligës së Kampioneve, të Europës dhe të Konferencës, i cili do të zhvillohet më 29 dhe 30 gusht në Monako. Automatizimi shoqëron formatin e ri të këtyre turneve. Në secilin prej tyre, 36 skuadra do të marrin pjesë në fazën e re të kampionatit (ish-faza e grupeve), secila duke luajtur tetë ndeshje kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm, me synimin për të përfunduar në tetë vendet e para në renditje për t’u kualifikuar direkt në turin e 1/8-ave. Tetë skuadrat e tjera do të dalin nga “play off”. Liga e Konferencës është disi më e ndryshme, me gjashtë ndeshje kundër gjashtë skuadrave, tre nga të cilat në transfertë dhe tre në shtëpi.

Kompleksiteti i një shorti të tillë, si dhe kohëzgjatja e tij nëse do të ishte kryer tërësisht me dorë si në vitet e mëparshme, kur skuadrat ndaheshin në grupe prej katër klubesh, e bindi UEFA-n të përdorte shërbimet e dy kompanive për të automatizuar procesin. Kështu, kompania “AE Live”, specialiste e të dhënave sportive dhe e mësuar prej disa vitesh me shorte të automatizuara në disiplina të ndryshme, do të sigurojë një aplikacion që do të nxjerrë shortin “live” të tetë kundërshtarëve të klubit topi i të cilit sapo është përzgjedhur, me dorë nga vazo e vendosur në skenë.

Secili nga 36 klubet, duke filluar nga ato në nivelin 1 dhe më pas duke kaluar në nivelin 4 (ose 6 për Ligën e Konferencës), do të shohin topin e tyre të tërhequr rastësisht në vazo dhe më pas kundërshtarët e tyre do të shfaqen në kohë reale. Kompjuteri duhet të respektojë dy kritere: një klub nuk mund të luajë kundër një ekipi që i përket të njëjti kampionat kombëtar, as kundër më shumë se dy skuadrave të një së njëjtit kampionat të huaj. Zgjedhjet e kompjuterit do të kontrollohen menjëherë nga dy sisteme të tjera të pavarura.

Më pas gjithçka do të verifikohet dhe mbikëqyret nga kompania e auditimit “EY”. Shorti pritet të zgjasë 35 minuta, pak a shumë si gjatë viteve të mëparshme. Pa automatizim, më shumë sesa një mijë gogla do të duhej të nxirreshin nga 36 vazo të ndryshme në një hapësirë prej tri orësh. Kalendari i ndeshjeve për këtë fazë do të jetë i disponueshëm të shtunën më 31 gusht.