Ballina Kosovë Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me...

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

29
0

Komuna e Ferizajt u trondit pasditen e djeshme, pasi një dasmë u kthye në tragjedi. Në oborrin e një restoranti që po mbahej një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person u vra nga një tjetër.

Festim Ramadani, zyrtar policor qëlloi me armë drejt një 89 vjeçari që dyshohet se është familjar i oragnizatorit të dasmës.

Viktima ështe Sadri Sadriu, 89-vjeçar, i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti. Mediat në Kosova raportojnë se viktima është Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës dhe mësohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, burrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas krimit, të cilin e kreu gjatë kohës që nuk ishte në detyrë zyrtare ai u dorëzua më pas në Polici.

Viktima u qëllua në parkingun e lokalit ku mbahej dasma.

“Polici nuk ka qenë në detyrë zyrtarë, jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile ka kryer veprën në vendin e ngjarjes këtu para këtij lokali. Vrasja është kryer me armë zyrtare. Zyrtari policor është Festim Ramadani dhe viktima është Sadri Sadriu. Motivet nuk dihen ende. Nuk ka qenë pjesë e ahengut familjar”, tha policia.