Ballina Kronika E rëndë në Durrës/ Ndërron jetë 64-vjeçari, zbardhen dyshimet e para

E rëndë në Durrës/ Ndërron jetë 64-vjeçari, zbardhen dyshimet e para

0
20

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Porto Romanos në Durrës, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo ra në kontakt me ujin e detit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, dhe autoritetet janë duke punuar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj humbje tragjike.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.