Ballina Sport Interi lë pikë që në ndeshjen e parë, barazim dramatik me penallti...

Interi lë pikë që në ndeshjen e parë, barazim dramatik me penallti të pritur në sekondat e fundit ndaj Xhenoas

164
0

Interi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në mbrojtjen e titullit kampion në Serinë A. Skuadra zikaltër është ndalur në një barazimin 2-2 në ndeshjen e parë të kampionatit, të luajtur në fushën e Xhenoas.

Vendasit shënuan të parët në këtë duel, me anë të Voljako pasi Zomer nuk kontrolloi siç duhet një goditje me kokë të Bani. Megjithatë, Turam vendosi shpejt baraspeshën me golin e tij, ndërsa ishte vazhdimisht një rrezik për prapavijës e skuadrës vendase.

Interi shtoi trysninë në pjesën e dytë dhe ishte pikërisht Turam ai i cili përmbysi shifrat në minutën e 85-të, pas një asisti të Fratezit.

Por në fund, kishte dramë, pasi një prekje e topit me dorë në zonë e Bisek solli një penallti për Xhenoan. Mesias gjuajti nga pika e bardhë, Zomer priti tentativën e tij por ish-sulmuesi i Milanit ishte i pari të topi duke e çuar atë në rrjetë, për barazimin përfundimtar 2-2.