Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia greke, pasi u zbulua se trafikonin heroinë në ishillin Rodos dhe ua shisnin atë turistëve.
Dy shqiptarët, të moshës 22 dhe 38 vjeç janë arrestuar në dhomën e tyre të gjumit, pas një bastisje që u zhvillua në banesën e tyre në mesnatë.
Në dhomën e gjumit u është gjetur një çantë brenda së cilës ndodhej një pëlhurë e zezë najloni me heroinë me peshë totale 351 gram si dhe një tjetër me peshë 40.9 gram.
Gjithashtu u gjet dhe një tjetër pako me peshë 4.24 gram, 5 pako me xanax, shuma parash 355 euro, një kartë celulari dhe dy celularë në tavolinën e dhomës së ndenjes.
Çifti u arrestua ndërsa droga dhe sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.