Ballina Europë Arratisen 4 të burgosur nga një spital psikiatrik në Gjermani, mes tyre...

Arratisen 4 të burgosur nga një spital psikiatrik në Gjermani, mes tyre edhe një shqiptar

19
0

Katër të dënuar janë arratisur nga një institucion mjekësor në Gjermani. Mësohet se në atë institucion trajtohen të burgosurit me probleme psikologjike ose me varësi. Gjithashtu bëhet me dije se të dënuarit u arratisën mbrëmjen e së shtunës. Katër pacientët e spitalit psikiatril BKH Lerchenhaid dyshohen se kanë kërcënuar fillimisht një punonjësit, pas kësaj, janë larguar drejt Alburgut.

Policia lëshoi ​​një deklaratë, duke përfshirë përshkrime të hollësishme, foto dhe identitete të të katër të dyshuarve, si dhe informacione rreth veshjeve me të cilat janë parë për herë të fundit. Të dënuarit ishin një boshnjak 31-vjeçar, dy 28-vjeçarë me shtetësi gjermane dhe një shtetas nga Kosova i moshës 27-vjeçare.