Ballina Rajoni Dramë në Serbi, policia e bllokon të gjithë fshatin në Novi Pazar,...

Dramë në Serbi, policia e bllokon të gjithë fshatin në Novi Pazar, Daçiç thotë se u eliminua një…

26
0

Vehabisti Senad Ramoviq Beçan është vrarë mbrëmë vonë në një përleshje me policinë serbe në fshatin Hotkovë të Novi Pazarit në Serbi, pas së cilës policia ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet në fshat. Konflikti ka ndodhur pasi ai ka refuzuar t’u dorëzohet forcave të sigurisë dhe ka qëlluar një pjesëtar të Njësisë Speciale Antiterroriste, pas së cilës është likuiduar.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç tha se Ramoviç ishte në arrati pas sulmit terrorist para ambasadës izraelite në Beograd në qershor.

Ky aksion është vazhdimësi e veprimeve të kryera pas aktit terrorist para ambasadës izraelite në Beograd”, tha Daçiq.

Pas të shtënave vetëm ekipi i emergjencës u lejua të hynte në fshatin në territorin e Novi Pazarit, duke konfirmuar vdekjen e Ramoviçit.

Ai më parë ishte dënuar me 13.5 vjet burg për terrorizëm. Në vitin 2007, Ramoviç u arrestua pas një konfrontimi të ashpër të armatosur me policinë. Ai dhe bashkëpunëtorë të tij u akuzuan për planifikimin e vrasjes së myftiut të atëhershëm Muamer Zukorliç, si dhe për përgatitjen e sulmeve terroriste.