Ballina Kronika Ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, arrestohet...

Ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, arrestohet në Kakavijë 56-vjeçari

15
0

Një 56-vjeçar me inicialet P. P., i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar sot në Kakavijë. Mësohet se Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar 56-vjeçarin me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Gjithashtu veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavijë

Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e rradhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit të lartë të sezonit turistik.

Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e personave në kërkim, të cilët mund të përfitojnë nga fluksi i lartë për të kaluar kufirin.

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe  shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim: P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.